Nga: European Western Balkans/

Eurodeputetja portugeze, Isabel Santos pritet të përzgjidhet raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. Faqja ‘European Western Balkans’ raporton se Santos është nominuar për këtë post dhe vjen si propozim i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Nëse zgjidhet, Isabel Santos do të zëvendësojë në këtë post gjermanin Knut Fleckenstein.

Ajo ka hyrë këtë vit në Parlamentin Evropian dhe më parë ka qenë deputete e Portugalisë. Santos ka qenë një anëtare aktive e delegacionit portugez në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Raportuesit e Parlamentit Evropian përgatisin raportet për Komisionin për Politikën e Jashtme për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe më pas këto raporte diskutohen në seancat plenare.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.