Abedin Oruçi, ish-kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës i shpallur në kërkim më 23 tetor 2020, pasi akuzohet se ka kundërshtuar organet shtetërore dhe ka ndërtuar pa leje, ka kanosur punonjësit e Policisë në këtë qytet.

Ai është ndaluar por ne momentin e ndalimit i ka nxjerrë armën efektivëve të Policisë. Burime bëjnë me dije se ai është larguar pas një përplasjeje me policët. Ende nuk ka informacion për ngjarjen e ditës së sotme, ndërsa paraprakisht mësohet se janë dëmtuar 5 efektivë policie.

Kush është Abedin Oruçi? Oruçi ishte në garë për zgjedhjet lokale si kandidaturë e partisë Bindja Demokratike, ndërsa më herët ka mbajtur postin e kryetarit të Këshillit në qarkun e Kukësit.

VERITAS.COM.AL