Tashmë është në ditët e fundit formatimi i Njësisë Elite që do të godasë ‘të fortët’ dhe do të garantojë lirinë e individit e mbarëvajtjen e shtetit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, vizitoi mjediset ku punon dhe stërvitet Njësia Speciale e Kërkimit të të “fortëve”, që i janë shmangur drejtësisë.

Ministri Lleshaj, që shoqërohej nga drejtuesit kryesorë të PSH, ndoqi disa veprime operacionale, pjesë e programit të ngjeshur që po zhvillon Njësia, që prej disa javësh, nga dita e krijimit të saj.

Ndër të tjera, Lleshaj tha se shumë shpejt kjo njësi do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë dhe do të bëhet pjesë e rrjetit evropian të njësive që merret me kërkimin e personave që i janë shmangur drejtësisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Është shumë e rëndësishme të përcjellim mesazhin se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron. Drejtësia në Shqipëria nuk do të harrojë askënd, që i është shmangur asaj. Kjo do jetë njësi elitë e policisë shqiptare, do jetë prova e këtij angazhimi serioz, për të kërkuar kudo që të jetë dhe për të vënë para drejtësisë këdo që ka llogari të hapura me të.

Kjo njësi do jetë një element i rëndësishëm bashkëpunimi me ndërkombëtarët, se së shpejti do jetë pjesë e rrjetit evropian njësive që merren me kërkimin e personave që i janë shmangur drejtësisë, në Shqipëri dhe jashtë saj”, u shpreh Lleshaj.

VERITAS.COM.AL/

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.