-Jo më kot e thërrasin James “Mad Dog” Mattis-.

Sekretari i ri i Mbrojtjes e shpenzoi ditën e  parë të postit duke mbikëqyrur 32 sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në irak dhe Siri. Sulmet u kryen nga këmbësorët, bombarduesit dhe avionë.

Sulmet ajrore janë pjesë e planit ushtarak të quajtur “Operacioni i Pandarë për Zgjidhje” që ka për qëllim të shkatërrojë ISIS.

Departamenti i Mbrojtjes ta se sulmet së Siri përfshijnë dy sulme  pranë Bab, mbi repartin taktik të ISIS, që shkatërroi një pjesë të artilerisë dhe nxori jashtë përdorimit kamionët e teknikës; 22 goditje afër Raqqa, ku u goditën 12 reparte taktike të ISIS  dhe shkatërruan 9 pozicione lufte, dy tunele, dy tanke, një fabrikë të improvizuar për prodhimin e bombave dhe një seli qendrore të ISIS. Dhe një sulm tjetër mbi territoret pranë Dayr Az Zawr që shkatërroi dy puse nate.

Në Irak sulmet përfshinë zonën pranë Rutbah, që përfshiu një repart taktik të ISIS, dy depo të fshehta armatimi dhe mortajash; sulmi afër Beiji, që shkatërroi repartin taktik dhe të mjeteve lëvizëse të  ISIS; një sulm në Kisik, që shkatërroi ndërtesa dhe kamionë të ISIS; një sulm afër Mosul që shkatërroi fabrikën për prodhimin e bombave dhe riparimin e makinave, një tank, tre pozicione luftimi ; dhe sulmi afër Tal Afar, që përfshiu repartin taktik të ISIS si dhe makina gjysmë kamionë edhe nyjën e komandës e të kontrollit.

Në një letër dërguar të gjithë njerëzve të angazhuar nën komandën e tij, Sekretari i Mbrojtjes shkruan:

“Është e mrekullueshme të jem përsëri mes jush dhe jam shumë mirënjohës që të shërbej bashkë me ju si Sekretar i Mbrojtjes”, shkroi  Mattis.

Ai tha gjithashtu se ka vendosur ta kthejë ish ushtrinë Amerikane në të njëjtën fuqi.

/Veritas.com.al/