Pas një vere të gjatë deri në fund të Tetorit, kjo javë ka nisur me mot të keq dhe me shira në të gjithë vendin, duke sjellë probleme në disa qarqe.

Në Gjirokastër raportohet se ka dalë nga shtati lumi i Ficos, i cili përshkon lagjet e sipërme të qytetit duke mbushur rrugët me ujë dhe baltë. Një banesë është përmbytur.

Probleme raportohen edhe në Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë.

Vështirësi të motit ka pasur edhe në porte. Për shkak të erës dhe dallgëve është pezulluar lundrimi i tragetit që lidh Vlorën me Brindisin.

Veritas.com.al/