Senatori veteran i Shteteve të Bashkuara, John McCain është diagnostikuar me kancer në tru. Tani ndodhet në momente kur po rishikon opsionet e trajtimit mjekësor, thotë zyra e tij.

Opsionet mund të përfshijnë kimoterapinë dhe rrezatimet- thotë doktori i tij. Politikani 80- vjeçar është ‘në gjndje të mirë shpirtërore’ dhe po kurohet në hstëpi.

Tumori është zbuluar gjatë një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku nga syri i majtë javën e kaluar.

Veterani i Luftës së Vietnamit, zoti McCain kaloi më shumë se pesë  vjet si i burgosur i luftës.

MAndati i gjashtë si senator dhe kandidat Republikan për president i Shteteve të Bashkuara në vitin 2008, ndërmori një operacion në klinikën e Phoenix, në shtetin e Arizona-s, të premten e kaluar.

Analizat në indin e syrit zbuluan se tumori primar i njohur si ‘glioblastoma’ ishte i shoqëruar me gjakun e mpiksur- thuhet në një deklaratë nga ‘Mayo Clinic’.

“Mjeku i senatorit thotë se ai po shërohet nga operacioni ‘mrekullisht mirë’ dhe se shëndeti i tij basë është ekselent”, shton deklarata.

“Opsioni i trajtimit mund të përfshijë një kombinim të kimoterapisë dhe rrezatimit”.

Veritas.com.al/