Kiri Hajdari, djali i Azemit duket është shfaqur sot në protestën e Opozitës para Parlamentit. Kjo ka bërë përshtypje të veçantë pasi motra e tij deputete, Rudina, nuk ka dorëzuar akoma mandatin e  deputetit

Media shkruan se i ka bërë karshillëk motrës së tij, e cila nuk ka pranuar të djegë mandatin parlamentar. Ndërsa disa të tjerë e mendojnë si ‘luftë brenda familjes’.  Mentaliteti komunist i përçarjes përmes luftës së klasave është ende i thellë

Kiri është parë sot në protestën para parlamentit dhe duket se është në një mendje me vendimin e Lulzim Bashës dhe opozitës së bashkuar, shkruan media.

Kiri ka marrë fjalën dhe është ngjitur në podium, duke thënë se “amaneti i Azem Hajdarit do shkojë deri në fund… liri demokraci”. Ndërsa protestuesit shpërthyen me thirrjet “Azem, Azem, ti je gjallë“.

Ka edhe një mundësi që PD të shpallë njërin vëlla ‘hero’ dhe motrën ‘armike’,  siç ka ndodhur nën pushtetin e Partisë Komuniste.

Veritas.com.al/