Nga: L. Skiro/

Me sa duket nga dëshmitë e paraqitura në media, zyrtarë të shtetit shqiptarë, vitet e fundit kanë kryer krime kundër njeriut. Prokuroria mund të kishte hapur hetim ‘kryesisht’, por asnjë lajm nuk ka deri tani.

Zyrtarët e shtetit, konkretisht anëtarët e SHKB në Ministrinë e Brendshme, i kanë privuar qytetarët e akuzuar prej tyre, nga e drejta për t’u pyetur në prokurori, nga e drejta për t’u mbrojtur nga avokatët dhe nga e drejta për t’u gjykuar në gjykatë. Ky është një nga krimet më të rëndë kundër njerëzimit.

Sot, sipas mediave, oficeri i repartit të anti- drogës në Ministrinë e Brendshme, Bledar Naçi është burgosur nga SHKB, është mbajtur në qeli rreth dy vjet dhe nuk është hetuar as është pyetur nga prokurori. Gjithashtu as i është dhënë e drejta për t’u  mbrojtur. Ky është zyrtari i tretë i akuzuar nga SHKB, që nuk i jepet e drejta themelore e pyetjes, e gjykimit mbi bazën e ligjeve dhe e mbrojtjes me avokat para trupit gjykues.

Veprimi i zyrtarëve të shtetit është makabër, nëse ka ndodhur siç pohon oficeri, tashmë i arratisur nga vendi me qëllim që të shpëtojë jetën prej zyrtarëve të korruptuar.

Bugosja e oficerit Naçi ka ndodhur për arsye se ky gjatë ushtrimit të detyrës ka kapur makinën e ministrit Audi 8, AA003GB që ishte vënë në shërbim të një grupi trafikantësh droge. Me qëllim që të fshihnin gjurmët e krimit të ministrit të Brendshëm dhe të bandës së trafikut, SHKB e ka burgosur oficerin, pa e paraqitur në hetim në prokurori dhe pa i dhënë të drejtën e mbrojtjes. Në qeli paraqitej SHKB… çfarë do SHKB në qeli?!

Veprime të tilla nuk kanë ndodhur as në Mesjetë dhe as në diktaturat e egra të shpallura botërisht. Akte të tilla kundër njerëzimit janë objekt i Gjykatës së Hagës.

Ja dëshmia e oficerit, Naçi:

Bledar Naçi: Jam arrestuar me datë 2 maj 2014, dhe jam liruar nga burgu me datë 14 janar të vitit 2015

Gazetari: Jeni pyetur ndonjëherë gjatë qëndrimit në burg?

Naçi: Jo, gjatë qëndrimit në burg nuk jam pyetur asnjëherë. Pas disa muajsh më ka ardhur në qeli shefi i SHKB Fierit, duke më paraqitur një shkresë ku më kërkohej të firmosja mbylljen e hetimeve, se nuk ishin gjetur prova për të vazhduar hetimet më tej. Ishte ky person që më ka ardhur dhe në mjediset e burgut të Vlorës. Nuk jam pyetur asnjëherë nga prokuroria

 

Gazetari: Jeni dënuar pastaj?

Naçi: Jam dënuar dy vjet me shërbim prove. Pas daljes nga burgu jam larguar nga Shqipëria pas disa muajsh.

Veritas.com.al/