Sipas raportimeve, grabitësit e Kim Kardashian kanë grabitur një pasuri pre 10 milionë dollarë, ose 8.96 milionë euro nga bizhuteritë, duke përfshirë edhe 4 milionë dollarë nga diamanti në unazë.

Por sa e thjeshtë do të jetë për grabitësit që të shesin diamantet që i përkasin një personi tjetër, aq më tepër një personi me famë botërore?!

Vlera e një guri që llogaritet në disa milionë euro, të paktën duhet të jetë e vulosur me Laser, thotë Neil Duttson, një tregtar shuë i njohur i diamanteve me qendër në Hatton Garden, Londër.

Vulat me lazer janë të padukshme dhe vendosen në anë të gurit, por megjitahtë nuk përbëjnë gjithë provën. “Vula mund të lëmohet nga dikush që e di çfarë bën”, tha Duttson.

Një gur që kushton 4 milionë, dashje a pa dashje, tërheq vëmendjen; prandaj edhe mund të copëtohet në pjesë të vogla. Kjo mund ta ulë vlerën e gurit origjinal, por sidoqoftë do të dalin disa gurë të rinj.

“Një herë mund të ripritet; dhe kjo është. Pjesët e vogla mund të shkojnë për asgjë”, thotë  zoti Duttson. “Ndoshta ata kanë dikë që e bën këtë punë dhe po punojnë mbi gurët siç po flasim ne”.

Policia Franceze dyshon se gurët specifik mund të kenë qenë objektiv i grabitjes pasi janë ekspozuar në mediat sociale. Onja Kardashian West ka postuar një foto në Twitter vetëm  tre ditë para grabitjes, ku shfaqet një diamant i madh, që siç raportohet është dhuratë nga i shoqi, reperi Kanye West.

“Qartësisht, kur keni një star siç është Kim Kardashian e cila ka, mendoj, më shumë se 48 milionë simpatizant në Twitter… mendoj se e njëjta gjë mund të kishte ndodhur kudo jashtë vendit, si edhe në Paris”, tha për Associated Press, Johanna Primevert, zëdhënësi kryesor për Departamentin e Policisë në Paris.

 

“Kjo është realisht, një fantazi e vënë në objektiv, me një ndjenjë pasioni  të pakufishëm dhe është kapur përmes medias sociale. Ky ishte malli që grabitësit synuan”.

Do të jetë “tmerrësisht e vështirë” për Policinë që të zbulohet guri, shtoi ai. “Diamanti ndoshta nuk do të gjendet kurrë”

(BBC)

http://ichef-1.bbci.co.uk/news/624/cpsprodpb/11685/production/_91510317_mediaitem91510316.jpg