Nga: Fiamma Nirenstein/

Vrasja e Jamal Khashoggit në Turqi më 2 tetor, si në një tragjedi shekspiriane, ka ngjyrat e fatit: ka protagonistë të zjarrtë dhe të kundërt me njëri-tjetrin deri në vdekje, gabime, përparësi, pasoja të mëdha psikologjike dhe politike.

Me një fjalë, mund të ndryshojë fatin e Lindjes së Mesme, dhe paradoksalisht në drejtimin që i vrari i shkretë, viktime e kaq shume mizorie, do ta kishte dëshiruar. Është e vështirë të kuptohet se si sauditët,ne vecanti princi reformist i kurorës, Mohammed bin Salman, mundën të bënin një gabim stratosferik për të eleminuar armikun në territorin më armiqësor ndaj tyre, atë të një Turqie që në fakt është e barabartë me Iranin dhe kunder mbretit Sunnit.

Irani, sepse është shiit dhe Turqia (e cila në të vërtetë në një perandori te pamundur pasioni për të drejtat e njeriut, është në krye të akuzave kundër Arabisë Saudite),lider botëror i lidhur me Vëllazërinë Myslimane, janë avantazhuar nga eliminimi i armikut të bin Salman.

Erdogan dje mori një sinjal te parë te ndryshimit të drejtimit Amerikan në fjalë të ngrohta, madje vibrante, që ka liruar, pas dy vjet burgimi mizor, pastorin amerikan Andrew Burnson.

Në të kaluarën, Arabia Saudite, e cila nuk është një organizatë bamirëse, dhe përkundrazi është një lider në shkeljen e të drejtave të njeriut, tashmë është treguar me gisht për zhdukje, rrëmbime, inkursione jashtë vendit dhe sauditët janë në një kompani të madhe për krime te pretenduara dhe zhdukje: por njerëz të cilët zhduken gjatë udhëtimeve në brigjet e largëta, aeroplanë që humbin, personazhe të cilët drogohen dhe rrëmbehen, nuk është e njëjta gjë si një reporter i Washington Post, edhe pse ishte, lexohet, mik i familjes Bin Laden, edhe pse simpatia e tij për Vëllazërinë Myslimane ishte ekstreme, pavarësisht përzierjes se tij intime me regjimin e tij, edhe pse paralelisht ishte pare si një i besuar i amerikanëve.

Një personazh i komplikuar, por sigurisht që nuk e meritonte atë fund të tmerrshëm. Dhe asgjë nuk e shpjegon se si sauditët kanë qenë në gjendje të hyjnë në një siklet që po e bën Amerikën te devijoje nga një miqësi e veçantë, kolonë e një dizenjojë strategjike. Ajo kishte shkuar në dëm të marrëdhënieve të drejtpërdrejta me të dy armiqtë e sauditëve, iranianët dhe turqit, dhe tani në Izrael, dikush pyet se çfarë mund të ndodhë në qoftë se boshti i aleancave spostohet: për shembull, avantazhon Katarin- deri më tani ndaluar nga sauditët, mik i Hamasit dhe madje furnizuesi i tij i mallrave, benzinës, parave bashke me Iranin.

Sauditët, së bashku me egjiptianet dhe jordanezët, kanë formuar një lloj barriere kundër zgjerimit në Lindjen e Mesme te frontit iranian dhe atij turk, aq sa kurrë nuk u bashkuan në luftën kundër kurdëve që është një lloj lejekalimi nga Erdogan .

Tani gjërat janë destinuar të spostohen, dhe madje edhe plani i Jarret Kushner për nje paqe mes Izraelit dhe Palestinezëve të dëshiruar fort nga partnerët rajonale dobësohet disi. Izraeli sigurisht nuk gëzohet për zhvendosjen eventuale strategjike, Turqia është kundër, Irani dëshiron ta shkatërrojë . Kjo, ndërsa Hamasi përpiqet këto ditë për të prishur kufirin me eksploziv, mijëra guerrilas të armatosur, ushtria izraelite e kundërvënë në vuajtje, e pa lëvizur në kufi, me urdhra për të qëlluar vetëm në raste ekstreme, sepse Hamasi dërgon të rinj dhe gra ne rreshtin e parë. Kështu Netanyahu, i cili ka treguar se donte të evitonte luftën, tani duket se mbledhë një sens dëshpërimi mes të zezave fusha te djegura. Dhe ka lëshuar dje një lloj apeli final: ju kemi furnizuar me benzinë dhe mallra të konsumit, tani mjaft, ka thënë, ndaloni se sulmuari, ose do tju bëjmë të ndaloni ne mënyrë që do tju bejë keq, shumë keq.

Veritas.com.al/