Shkruan: Breitbart News/

Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici, ka vazhduar sulmin edhe një herë, duke deklaruar se “lufta” mund të vijë në Evropë, nëse partitë populiste anti-establishment do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian.

Moscovici refuzoi të identifikojë ndonjë parti apo politikan me emër, por iu drejtua “populistëve” dhe “nacionalistëve” në një mbledhje të Qendrës për Reformën Evropiane duke thënë se nacionalistët do të impononin”preferencën kombëtare” që mund të çonte në shkatërrimin e Bashkimit Evropian dhe potencialisht në “luftë”, raporton Il Giornale.

“Nëse ne rivendosim ndarjet mes nesh, Veri-Jug, Lindje-Perëndim dhe nëse preferenca kombëtare bëhet mënyra e të menduarit të Evropës, Evropa do të vdesë”, tha Moscovici.

 “Pa Evropën, jam i sigurtë se lufta mund të rishfaqet këtu”, shtoi ai, përpara se ti referohej një fjalimi nga ish-presidenti francez, François Mitterand, i cili deklaronte se “nacionalizmi është luftë”.

Komentet janë vetëm sulmi i fundit mbi populizmin dhe lëvizjet populiste nga Moscovici,i cili më parë mbështeste atë se Evropa kishte një “klimë që ngjante shumë me vitet 1930”, dhe shtoi: “Është e qartë se nuk është Hitleri, ndoshta ndonjë Musolin i vogël. Historia, siç thoshte Raymond Aron, është tragjike. Ne duhet ta parandalojmë nga fundosja në orët e saj më të errëta. ”

Komisioneri Europian ka qënë posaçërisht eksplicit kundër buxhetit të qeverisë së koalicionit populist italian duke thënë se italianët paraqesin një “problem” për bllokun politik.

Komentet e tij u kundërshtuan nga Ministri i Brendshëm italian dhe kreu i Legës Matteo Salvini i cili tha, “Komisioneri i BE Moscovici, në vend që të censurojë Francën e tij që kthen emigrantët në Ventimiglia, ka bombarduar Libinë dhe ka thyer parametrat evropianë, sulmon Italinë dhe flet për shumë Musolinë të vegjël rreth e qark Evropës “.

Moscovici gjithashtu ka shtyrë për federalizim të mëtejshëm në Bashkimin Evropian duke mbrojtur një “buxhet të eurozonës”.

“Duke pasur një buxhet të eurozonës është absolutisht vendimtare nëqoftese duam të perballojmë sfidën populiste, çështjen vluese të pabarazive,” tha ai.

Veritas.com.al/