(FOTO: Njerësit në Korenë e Veriut ndjekin televizionin mbi lëshimin e raketës)/

Koreja e Veriut thotë se ka testuar me sukses raketën e distancave të gjata ‘interkontinentale”.

Kjo është hera e parë që Koreja e Veriut njofton se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), e cila potencialisht arrin distanca të tilla saqë mund të prekë edhe kontinentin Amerikan.

Pak më parë, Shtetet e Bashkuara njoftoi se raketa ra në Detin e Japonisë, por ajo nuk paraqiste ndonjë kërcënim për Amerikën Veriore.

Koreja e Veriut ka rritur frekuencat e provave raketore; duke rritur kështu edhe tensionet.

Në një deklaratë të Koresë së Veriut, transmetuar përmes televizionit, thuhet se raketa “Hwasong-14’  është testuar të Martën, duke qenë nën mbikëqyrjen e liderit Kim Jong-un.

Deklarata thotë se predhat mund të kapin një lartësi prej 2,802km (1,731 milje) dhe fluturojnë 933km para se të godasin objektivin në det.

Veritas.com.al/

ICBM flight track