Një miliard njerëz mund të infektohen me koronavirusin në të gjithë botën, nëse vendeve të prekura nuk u jepet ndihmë urgjente, ka paralajmëruar një grup i asistencës mjekësore.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) tha se ndihma financiare dhe humanitare janë të nevojshme për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes globale të virusit.

Ai tha se “vende të brishta” si Afganistani dhe Siria kishin nevojë për “financim urgjent” për të shmangur një shpërthim të madh.

“Mbetet një dritare e vogël kohe për të dhënë një përgjigje të fortë,” paralajmëroi ICR.

Deri tani ka pasur më shumë se 3 milion raste të konfirmuara të Covid-19 në të gjithë botën me më shumë se 200,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins në SH.B.A.

Raporti i IRC, i cili bazohet në modele dhe të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit (ËHO) dhe Imperial College London, vlerëson se mund të ketë mes 500 milion dhe 1miliardë infeksione në nivel global.

Ai gjithashtu tha se mund të ketë më shumë se 3 milion vdekje nëpër dhjetëra vende të prekura nga konflikti dhe paqëndrueshmëria.

“Këta numra duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi,” tha kreu i IRC, David Miliband.

“Pesha e plotë, shkatërruese dhe jo-proporcionale e kësaj pandemie, ende nuk është ndier në vendet më të brishta dhe të shkatërruar nga lufta në botë,” shtoi ai. “Çelësi tani është që donatorët të vendosin me urgjencë fonde fleksibël pas përpjekjeve të vijës së parë.

“Qeveritë duhet të punojnë së bashku për të hequr çdo pengesë për ndihmën humanitare.”

Grupi me qendër në SHBA, i cili i përgjigjet krizave humanitare në të gjithë botën, tha se faktorë të tillë si madhësia e familjes, dendësia e popullsisë, kapaciteti i kujdesit shëndetësor dhe konfliktet para-ekzistuese- të gjitha- mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së shpërthimeve të mëdha.

Shumë vende në botën në zhvillim kanë nivele të ulëta të infeksionit zyrtar ose numri i vdekjeve – por numri aktual besohet të jetë shumë më i lartë.

Caroline Seguin, e cila administron programe në Jemen për bamirësinë mjekësore “Mjekët pa Kufij” (MSF), tha se organizata besonte se njerëzit tashmë vdisnin nga Covid 19 – thjesht jo në spitale.

“Ne jemi të bindur që ka transmetim lokal në vazhdim por aftësia e testimit është shumë, shumë e ulët,” i tha ajo BBC-së.

Zonja Seguin tha që Jemeni, i cili u referua në raportin IRC si veçanërisht i prekshëm nga koronavirusi, tha se vendi ishte dobësuar nga shpërthimi i kolerës dhe fruthit.

“Sistemi shëndetësor po shembet … dhe me siguri ministria e shëndetësisë nuk është në gjendje të përballojë këtë sëmundje,” tha ajo.

VERITAS.COM.AL