-Manastirliu: Është larg zonave të banuara. Në vend asnjë i dyshuar-

Shqipëria ka gati vendin karantinë në rast rreziku nga koronavirusi. Gjatë raportimit në komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve  Sociale, Ministrja Ogerta Manastirliu nuk bëri të ditur vendin se ku është ngritur spitali karantinë në rast se Shqipëria preket nga koronavirusi.

Por burime për Tv Klan bën të ditur se vendi karantinë për koronavirusin është jo shumë larg Tiranës.

“Për sigurinë publike nuk e bëjmë të ditur se ku është vendi karantinë, ai është i pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore dhe staf të trajnuar”.

Deri tani në vend nuk rezulton asnjë person i dyshuar me koronavirus. Problem mbeten viruset stinore. Lidhur me situatën e gripit në vend, vendi ynë është në prag epidemie.

Nga të dhënat e institutit të shëndetit publik vendi ndodhet në pikun e viruseve stinore. Infeksionet respiratore janë në intensitet shumë të lartë dhe me përhapje në të gjithë vendin.

VERITAS.COM.AL/