Kukësi luan sot me Laçin në orën 20:00 një ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të ‘Abissnet Superiores’, por ajo që është për t’u theksuar është fakti që ata rikthehen në shtëpinë e tyre pas mëse katër vitesh në një stadium modern dhe të denjë për të justifikuar pritjen kaq të gjatë.

 Një investim Qeverisë Shqiptare në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit 50 me 50%, ky impiant me një kapacitet prej 6200 vende tashmë është gati për ceremoninë festive që do të organizohet rreth 1 orë përpara zhvillimit të ndeshjes së kampionatit, ku pritet të ketë disa personalitete të larta të botës së futbollit dhe politikës.

Sa i përket ndeshjes ka një interes të madh edhe në aspektin sportiv duke qenë që si Laçi ashtu edhe Kukësi janë në garë për vendin e dytë në kampionat dhe për sigurimin zyrtarë të zonës europiane.

Këtë ndeshje si gjithmonë do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.