Nga: Evie Fordham, Fox News

Coronavirus ka goditur sektorët ciklik ‘shumë fort’: thotë strategjisti

Një kompani amerikane bioteknike thotë se ajo krijoi një vaksinë të koronavirusit tre orë pas hyrjes në sekuencën gjenetike të virusit më 9 janar, dhe tani shkencëtarët po garojnë për të nxjerrë vaksinën në treg në kohë rekord.

Inovio Pharmaceuticals është e vendosur në Pensilvani, por shkencëtarët në laboratorin e saj në San Diego e bënë zbulimin.

“Kemi një algoritëm të cilin e kemi dizenjuar, dhe ne e vendosëm sekuencën e ADN-së në algoritmin tonë dhe dolëm me vaksinën në një kohë të shkurtër,” i tha KVUE Dr Trevor Smith drejtori i kërkimeve dhe zhvillimit i Inovio-s.

Kina ka raportuar 254 vdekje të reja ditore dhe një rritje në rastet e reja ditore në 15,152, pasi metodologjia e re u aplikua në provincën më të goditur nga Hubei, për mënyrën sesi kategorizohen rastet.

Vaksina e Inovio-s për COVID-19,sic e kane quajtur zyrtarët e shëndetësisë virusin, mund të ishte e gatshme qysh gjatë kësaj vere. Stoku i Inovio-s u rrit në 5.32 dollarë për aksion disa ditë pasi kompania njoftoi se ishte zgjedhur për të punuar në një vaksinë te koronavirusit. Aksionet tani janë me 3.34 dollarë, përsëri atje ku ishin një muaj më parë.

Kompania amerikane është duke u partnerizuar me Pekin Advaccine, një kompani kineze, për të punuar për vaksinën.

“Pjesëmarrja e Inovio-s në këtë përpjekje në zhvillim bazohet në përshtatshmërinë ideale të platformës mjeksore të ADN-së se saj për të zhvilluar me shpejtësi vaksinat kundër viruseve në zhvillim me potencial pandemik, aftësi e provuar në zhvillimin e vaksinave dhe një rekord të fortë të gjenerimit të shpejtë të masave premtuese kundër kërcënimeve pandemike të mëparshme,” tha kompania në një deklaratë në 30 janar. “Inovio ishte e para që avancoi vaksinen e saj (INO-4700) kundër MERS-CoV, një koronavirus i lidhur me evoluimin te njerëzit”.

Një kompani tjetër amerikane Novavax, me bazë në Maryland, po synon të bëjë një vaksinë koronavirusi në me pak sesa tre muaj, megjithëse vaksina te tilla mund të duhen vite për tu zhvilluar. Kompania bëri një vaksinë Ebola në 90 ditë.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.