Roberto Vivaldelli 

Në Shtetet e Bashkuara, Reverend Franklin Graham ka kerkuar të deklaroje një “ditë të veçantë lutjesh” për Presidentin Donald Trump nën dritën e “sulmeve demoniake” kundër manjatit. Misionari i njohur evangjelist dhe komentator politik,CEO i Shoqatës Evangjeliste Billy Graham dhe i Samaritan’s Purse, organizatë humanitare e krishterë evangjeliste që u ofron ndihmë njerëzve që gjenden ne situata të nevojës për kujdes shëndetësor,ka kërkuar “së bashku me 250 liderë të krishterë që ti kushtojnë një ditë të veçantë lutjesh Presidentit Trump më 2 qershor “.

Siç raportohet nga Fox News, Reverendi Graham ka folur në Washington Watch, një program radiofonik kombetar i prodhuar nga Këshilli i Kërkimeve Familjare: “Besoj se asnjë president në historinë moderne nuk është sulmuar dita ditës nga pothuajse të gjitha mediat si Donald Trump”, ka observuar Graham. “Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Dhe kjo e shqeteson presidentin.   Dobeson Vendin tonë”.

Graham: “Mediat e sulmojnë çdo ditë”

Reverendi, i cili e quajti manjatin “Presidenti më i respektueshëm i të krishterëve në tërë jetën time”, ka theksuar se nuk bëhet fjalë për të bërë propagandë për Trump por për një ditë rezervuar lutjes. “Mendoj për Pastorin Brunson dhe Turqinë, do të kishte qëne ende në atë burg nëse nuk do të ishte për Donald Trump. Presidenti ka dëshirën për të ndihmuar kishën, për të ndihmuar të krishterët. A është ai një person perfekt? Absolutisht jo. A është shembulli më i mirë i besimit të krishterë? Në asnjë mënyrë “,ka nënvizuar Graham. “Megjithatë ka diçka në zemrën e tij: Perëndia e udhëheq për të mbrojtur besimin e krishterë dhe lirinë fetare dhe për këtë arsye e vlerësoj. Ne duhet të përpiqemi ta ndihmojmë dhe ta mbështesim ku të mundemi “,ka nenvizuar fetari.

2 qershori, dita e lutjes

Siç ka shpjeguar Franklin Graham në faqen e tij zyrtare duke prezantuar Special Day of Prayer, “së bashku me 250 liderë të krishterë, u kërkoj pasuesve të Krishtit anembanë kombit të angazhohen të dielën e ardhshme më 2 qershor në një ditë të veçantë lutjesh për Presidentin tonë Donald J. Trump. Armiqtë e Presidentit Trump vazhdojnë të provojnë gjithçka për ta shkatërruar atë, familjen e tij dhe presidencën. Në historinë e Vendit tonë, asnjë president nuk është sulmuar siç është bërë me të. Besoj se e vetmja shpresë për të dhe për këtë komb është Perëndia “.

“Ky është një moment kritik për Amerikën,” shton. “Jemi në prag të një përplasjeje. Mbetet pak kohë. Duhet të lutemi që Perëndia të ndërhyjë. Duhet t’i kërkojmë Perëndisë që të mbrojë, forcojë, inkurajojë dhe udhëheqë presidentin. E dimë se Perëndia dëgjon dhe i përgjigjet lutjes. Mund të zbusë zemrat dhe ndryshojë mendjet. Ai është i gjithëfuqishëm dhe qeveris punët e kombeve. Bibla na mëson të lutemi për ata që kanë autoritet, që të mund të udhëheqim një jetë të qetë dhe paqësore me gjithë keqardhjen dhe veneracionin. Më 2 qershor kërkojmë qe pastorët të udhëheqin kongregacionet e tyre për t’u lutur për Presidentin, që shkollat dhe grupet e tjera të vijnë të bashkohen dhe të luten dhe që njerëzit dhe familjet në të gjithë Vendin të kenë nje vëmendje të veçantë për t’u lutur për Presidentin atë ditë. ”

Ndër “liderët e krishterë”, që i janë bashkuar iniciativës se nisur nga Graham, janë John Hagee, pastor i Kishës Cornerstone dhe Presidenti kombëtar i të krishterëve të bashkuar për Izraelin, organizata më e madhe pro-Izrael në Amerikë, ish-guvernatori republikan i Arkansasit  Mike Huckabee, përveç edhe mbeses se Martin Luther King Jr., Alveda King.

E djathta fetare në mbështetje të Trump

Donald Trump konfirmohet veçanërisht popullor dhe i dashur në mesin e evangjelistëve amerikanë, ndonëse Graham tha se shumë pastorë refuzuan të merrnin pjesë në ditën e tij origjinale të lutjes. Siç thekson Huffpost, behet fjale për një komunitet te besimtarëve, që janë cdo gjë përveçse te pasigurt dhe se në SHBA sot ka 100 milionë ndjekës, 81% e të cilëve kanë votuar për te dyzet e pestin president amerikan në zgjedhjet e vitit 2016 dhe që shumë prej tyre me shume probabilitet do ta mbështesin edhe në vitin 2020.

Siç shpjegon Lorenzo Vita në InsideOver, Trump ka gdhendur që nga fillimi i fushatës së kaluar zgjedhore një personazh që e ka bërë atë të jetë i vlerësuar shumë nga e djathta fetare e Shteteve të Bashkuara . Figura e tij e fuqishme, aftësia e tij për të fituar miliona dollarë dhe të bëhet udhëheqës i kombit, të qenit të tij i bardhë dhe mos pasja e asnjë problemi që të tregohet si djalë i Amerikës së vërtetë, janë tipare që e kanë afruar fort me atë komunitet të madh dhe shumë të rëndësishëm të së djathtës amerikane. Një komunitet, ai i së djathtës fetare amerikane, që më 2 qershor do të lutet për të.

Veritas.com.al/