Nga Ylli Dylgjeri/

Sipas mediave, Kryeministri Edi Rama do të çelë fushatën nga Tirana, ditën e enjte, në sheshin “Nënë Tereza”. Pra ka zgjedhur njëherësh edhe sheshin edhe emrin e shenjtores së madhe Nënë Tereza?! Abuzim? Mbase.

PD vijon të mbetet në çadër…në Bulevard.

Po LSI? Do vazhdojë të rrije në pritje? Apo do vazhdojë te predikojë deri sa të “mblidhet” në sheshin e shenjtorit tjetër të nderuar Baba Mondit.

Jo!

Duke pasur respektin më të madh për shenjtorët e këtij vendi po rikthehem në sheshin e Politikës. Aty ku dhe luan çdo ditë ajo. Analistet edhe me pranë LSI thonë se gjithçka ka ngelur në dorën e saj. Të gjithë presin se cili do të jetë veprimi i radhës i Ilir Metës???

Në Tiranën e Re, aty ku jetoj çdo ditë, më ndalin në rrugë të njohur. Pyetja e parë është:

-Ç’do të bëjë LSI?

E pastaj pasi mbledhin veten pyesin:

-Ç’thotë Iliri?

Përgjigjja ime është po ajo që dëgjoj nga Iliri në media:

Jemi gati të dorëzojmë karriget…!!! E më tej, me predikime për PS-në e PD-në:

-Të mos humbim vëmendjen nga disa reforma të rëndësishme që ka vendi.

-Të vazhdojë në mënyrë transparente reforma në drejtësi …

– Eshtë e rëndësishme për klimën politike për të qenë sa më konstruktive…

– Po tensionohet artificialisht situata…etj, etj.

Por, këtu e mbaj fjalën dhe frymën njëherësh. Pyetja dhe përgjigja që më vjen në mend është: Pse duhen dorëzuar karriget? Karriget na i ka dhënë votuesi! Ai është Sovrani… Duke mbetur në mendime deri sa të flasë Iliri po shkruaj sërish.

Boll më. LSI, Jo “miting” te Baba Mondi!

Ka plasur fushata në sheshe