Princesha Eugenie e Yorkut dhe Jack Brooksbank u martuan të premten në Capelen e Shën Gjergjit në Windsor Castle në Windsor, Angli.

Nusja mbante një fustan ngjyrë fildishi me saten dizenjuar nga Peter Pilotto. Kishte një prerje ne forme v-je të thelle në kurriz, mëngë të gjata dhe një bisht të gjërë. Ajo shkoi pa vello, në vend të saj vendosi një diadem të smeraldit të huazuar nga gjyshja e saj, Mbretëresha Elizabeta II. Vathet e saj të rëne prej smeraldi u bënë për të si një dhuratë nga Brooksbank.

Dasma tërhoqi familjaret mbretërore, duke përfshirë Princin William dhe Kate Middleton,e cila kishte veshur një fustan rozë të thellë me mëngë të trecerek nga një nga dizajneret e saj të preferuar, Alexander McQueen.Kompleti i saj monokromatik ishte karakterizuar nga një fashino magjepsëse, këpuce burgundy,dhe floke te mbledhura.

Kunata e Kate,Meghan Markle, mbërriti në një kostum shik poshtë gjurit,blu të errët nga Givenchy, marka që dizenjoi fustanin për dasmën e saj me Princin Harry, i cili gjithashtu mori pjesë. Zgjedhja e saj e pjesës se sipërme ishte nga kapelabërësi Noel Stewart. Ajo gjithashtu mbajti look-un e saj në një ngjyre të vetme, me këpuce me taka dhe flokë te mbledhura.

Të tjerë mbretërorë në ceremoni ishin Mbretëresha dhe Princi Philip; motra e nuses dhe shoqëruesja e nderit,Princesha Beatrice;dhe prindërit e tyre, Prince Andrew dhe Sarah “Fergie” Ferguson. Shoqërueset e Eugenies përfshinin anëtarë të familjes mbretërore, ndërsa vëllai i dhëndrit, Thomas Brooksbank, shërbeu si deshmitar.Dy nga tre fëmijët e Princit William dhe Kate ishin gjithashtu në festen e martesës:Princesha Charlotte,3 vjec, ishte një nga gjashtë shoqërueset, dhe Princi George,5 vjeç, ishte një pageboy.

Camilla, dukesha e Cornovaljes dhe bashkëshortja e Princit Charles,duket se ishte i vetmi anëtar i familjes që nuk ishte në këtë ngjarje. Ajo kishte një angazhim paraprak për të vizituar nxënësit e shkollës në Aberdeenshire,Skoci.

Por pjesëtaret e familjes mbreterore nuk ishin fytyrat e vetme të famshme. Demi Moore ishte pare duke mbërritur me mikun e vjetër Eric Buterbaugh,një florist dhe parfumier amerikan.Muzikantët Robbie Williams dhe Ricky Martin,aktorja Liv Tyler, dhe modelet Naomi Campbell dhe Kate Moss ishin gjithashtu në listën e mysafirëve prej 850 personash.

Nusja, 28 vjeç dhe dhëndëri,31,u takuan në një udhëtim per ski në Verbier,Zvicër,në 2010.Pas frekuentimit për disa vjet,ata shpallën fejesen e tyre në janar 2018 në Nikaragua.

“Jemi takuar kur isha 20 vjeç dhe Jack ishte 24 vjeç dhe rashë në dashuri”, ka thënë Princess Eugenie. “Kemi të njëjtat pasione dhe të njëjtat shtytje për jetën”.

Veritas.com.al/