BREITBART LONDON

(AFP) – Partia Laburiste opozitare në Britani të Shtunën njoftoi se Keir Starmer ishte zgjedhur si drejtuesi i saj i ri, duke zëvendësuar Jeremy Corbyn i cili dha dorëheqjen pas shkatërrimit të saj në zgjedhjet e dhjetorit.

Ish-kryeprokurori 57-vjeçar mposhti besniken e Corbyn, Rebecca Long-Bailey dhe deputeten e  thjeshtë Lisa Nandy për detyrën e lartë.

Angela Rayner bëhet nënkryetarja e re, njoftuan Laburistet në Twitter, pasi u detyruan të anulojnë një konferencë speciale për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Starmer, i cili ishte zëdhënësi i Brexit i Laburisteve, falënderoi mbështetësit dhe kundërshtarët e tij në fushatën tre-mujore që pasoi humbjen zgjedhore të Corbyn ndaj konservatorëve të Boris Johnson.

Ai e quajti “nderin dhe privilegjin” e jetës së tij dhe u zotua të “angazhohej në mënyrë konstruktive” me qeverinë e Johnsonit, veçanërisht në luftën kundër Covid-19.

Por ai gjithashtu u zotua për ribashkimin e partisë, pas ndarjeve të thella të shkaktuara nga idealet e majta të ngurta të veteranit socialistit Corbyn që u përplasën me mbrojtjen e një qasjeje më centriste dhe Brexit.

Dhe ai menjëherë ka adresuar çështjen e antisemitizmit që Corbyn u akuzua se nuk e kishte përballur, e cila dëmtoi reputacionin e partisë dhe bëri që anëtarët hebrenj të largoheshin.

“Anti-semitizmi ka qenë njollë për partinë tonë. Unë kam parë hidhërimin që u është sjellë kaq shumë komuniteteve hebraike, “tha Starmer. “Në emër të Partisë së Laburistëve, më vjen keq.

“Dhe unë do ta shkul këtë helm nga rrënjët dhe do të gjykoj suksesin me rikthimin e anëtarëve hebrenj dhe atyre që e ndjenin se nuk mund të na mbështesnin me.”

Starmer, i cili fitoi 56.2 përqind të votave të më shumë se 500,000 anëtarëve të Lauristëve, pranoi se partia kishte “një mal për te ngjitur”, pas katër humbjeve të drejt[erdrejta në zgjedhje.

Por ai u zotua: “Ne do ta ngjitim atë”.

VERITAS.COM.AL