(FOTO: PresidentiEnrique Peña Nieto duke folur në Juchitán të Premten)/

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm i bregut jugor të Meksikës është rritur në 61, sipas zyrtarëve.

Një operacion i madh shpëtimi ka nisur në zonat më të goditura si Tabasco, Oaxaca dhe Chiapas ku dyshohet se njerëzit janë zënë nën gërmadha.

Presidenti Enrique Peña Nieto tha se të paktën 200 njerëz janë plagosur.

Tërmeti me 8.1 ballë, i cili ra të Martën n mbrëmje, ishte më i fuqishmi qe goditi venin gjatë një shekulli.

Presidenti Peña Nieto ka shpallur ditë zie duke kërkuar që flamuri të ngrihet në gjysmë shtizë dhe të mbahet zi në respekt të të vdekurve.

Veritas.com.al/