Vlora Dumoshi, ministrja e re e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, ka thënë se ka rënë pre e sulme në rrjete sociale. Në një adresë në Tëitter, me emrin e saj, është shpërndarë një lajm ku thuhej se shkrimtari Ismail Kadare, ka ndërruar jetë dhe lajmi konfirmohej nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Elva Margariti.

Më pas nisur nga ky fake neës, Dumoshi, ka bërë një postim në facebook, duke sqaruar se ajo nuk ka asnjë llogari në Tëitter.

“Të dashur miq,

Sapo u njoftova se dikush ka hapur një llogari të rrejshme në emër timin në rrjetin social Tëitter dhe të njëjtën e ka keqpërdorur, duke lëshuar lajme të rrejshme -fake neës.

Dua të ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Tëitter.

Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, departamentin e krimeve kibernetike.

Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim.

Me respekt,

Vlora”, shkruan ministrja.