Të gjithë kanë zgjedhur fundjavën për në plazh. Por sot do e keni të vështirë të shkoni te Gjiri i Lalzit nga Tirana. Rruga është bllokuar nga fluksi i madh i automjeteve. Policia njofton drejtuesit të kalojnë nga Ndroqi për të shmangur trafikun.

Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas është i mbingarkuar.

Ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.

“Janë të lutur drejtuesit e automjeteve- njofton  Policia- të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës.

Veritas.com.al/