Ndahet nga jeta gazetarja dhe poetja e njohur Burbuqe Rushiti. Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.

Burbuqe Rushiti është autore e disa librave me poezi. Rushiti është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e gazetares së njohur Burbuqe Rushiti.

‘ E ndjera Rushiti, si njëra nga gazetaret e para në Kosovë, me punën dhe përkushtimin e saj në informimin e publikut, ka lënë gjurmë, të cilat do të jenë referencë në gazetarinë kosovare. Përvoja e saj, ka arritur edhe në nivel më të gjerë, duke qenë për një kohë korrespodente e mediave të ndryshme nga Turqia, përfshirë edhe NTV. AGK në shumë raste, e ka angazhuar Burbuqe Rushitin si anëtare të jurisë në konkurse të ndryshme, përshirë atë për përzgjedhjen e gazetarit të vitit. Me këtë rast, AGK shpreh ngushëllime për familjen, miqtë, kolegët dhe të njohurit e gazetares Burbuqe Rushiti, shkruan AGK.

Veritas.com.al/