Ndahet nga jeta ne moshen 91 vjecare muzikanti dhe kompozitori i famshem, fituesi i cmimit Oskar, Ennio Morricone. Mediat e huaja shkruajne se ai vdiq natën në një klinikë ne Itali, pas problemeve shendetesore qe kishte pasur. Funerali i Ennio Morricone do të mbahet privatisht, ne respekt “te ndjenjës se përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar jeten e tij”. Familja e dha lajmin e trishte përmes mikut dhe avokatit të tyre Giorgio Assumma.
Deri ne frymen e fundit ka qene i ndergjegjshem dhe eshte pershendetur me familjen, gruan e tij të dashur Maria e cila e ka shoqëruar atë me përkushtim në çdo moment të jetës së tij dhe angazhimeve profesionale dhe ka qenë afër tij deri në frymën e fundit.
Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore. Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016. Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së ti dhe ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Ata qe e bene te njiohur ishte kolona zanore e 390 filmave western.
Morricone ka fituar dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010. Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit./JavaNews/
https://youtu.be/DbHP9NtSnB0
VERITAS.COM.AL/