Nga: OLIVER JJ LANE

Presidenti Donald Trump ka përshëndetur NATO-n e rifreskuar, duke i thënë shtypit se tani ishte “më e çuditshme se ç’kishte qenë ndonjëherë me pare” dhe se investimet në mbrojtje po rriteshin në të gjithë aleancën nga një shtytje pozitive e konferencës dy-ditore në Londër.

Komente që lavdërojne konferencën “tmerrësisht … të suksesshme” të populluar nga liderë botërorë nga 29 shtete anëtare të NATO-s dhe qe përshëndesin një aleancë “më të fortë” erdhën nga Presidenti përpara pushimit të drekës. Në një zhvillim të jashtëzakonshëm, Presidenti Trump zgjodhi të ndajë drekën e tij të punës vetëm me ata  që program I tij zyrtar i ka njohur si “2%-sha ” – shtetet anëtare që në të vërtetë kane respektuar detyrimet e tyre për traktatin e NATO-s.

Në gjendjen aktuale, vlerësimet më të fundit të shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s nënkuptojnë se vetëm shtatë kombe do të jene ftuar në drekën e 2%-shave, Shtetet e Bashkuara, Greqia, Estonia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Polonia dhe Letonia. Levizja mund të shihet si nje turpërim i 22 anëtarëve te mbetur të cilët nuk kanë arritur të përmbushin detyrimet që ata kane riafirmuar per angazhimet e tyre në samitin e NATO-s në Cardiff 2014, kur të gjithë anëtarët e NATO-s thanë se do të shpenzojnë dy përqind të PBB-së së tyre për mbrojtjen për të nderuar në menyre te drejte kuoten brenda aleancës.

Bërja e NATO-s më e drejtë për anëtarët e saj ka qenë një interes kyç për Presidentin Trump që nga ditët më të hershme të presidencës së tij, pasi Shtetet e Bashkuara kanë siguruar pjesën më të madhe të mbrojtjes kolektive për anëtarët e tjerë për dekada të tëra. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Angela Merkel, kancelaren gjermane qe eshte një objektiv i shpeshtë i kritikave të Presidentit Trump për shpenzimet e ulëta të mbrojtjes – Gjermania është te vetëm 1.36 përqind pavarësisht se ka një ekonomi të madhe dhe të fortë – Presidenti Trump tha: “Më lejoni të përfundoj duke thënë që kemi pasur dy ditë të jashtëzakonshme, unë mendoj se NATO është më e fortë se kurrë. Shumë më shumë para po prodhohen nga shumë vende dhe ata janë entuziastë.

 

“Mbas tre vjetesh do flasim, të angazhuar në 400 miliardë dollarë të tjerë, dhe jo nga Shtetet e Bashkuara, por nga vendet e tjera. Kështu që sot ka qenë shumë i suksesshëm dhe ka një shpirt të madh. ”

Vërejtjet e Presidentit Trump pasqyrojnë interesin dhe angazhimin në rritje në aleancë nga anëtarët e tij vitet e fundit. Roli i Trump në këtë ringjallje u citua me emer nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të martën, i cili tha për aleancën: “NATO është i vetmi vend ku Amerika Veriore dhe Evropa takohen çdo ditë për të diskutuar dhe ndërmarrin veprime së bashku, duke iu përgjigjur një game të gjerë të kërcënimeve dhe sfidave të ndryshme të sigurisë.

“Dhe ne bëjmë më shumë tani sesa kemi bërë për shumë, shumë vite. Kjo jo vetëm sepse është përcjellë në mënyrë të qartë nga Presidenti Trump, se ne kemi nevojë për ndarje të drejtë të barabartë, aleatët tanë po rriten … ka dallime sepse ne jemi 29 shtete të ndryshme nga të dy anët e Atlantikut … por përkundër këtyre dallimeve ne jemi në gjendje të bashkohemi rreth një kauze thelbësore sepse jemi më të fortë së bashku. ”

Veritas.com.al/