Papa do të bjerë në “herezi të madhe” nëse ai do të miratojë kontracepsionin. Ky është sulmi i ashpër që filozofi i famshëm katolik Josef Seifert i ka drejtuar Papa Françeskut

Nga: Matteo Orlando

Papa do të bjerë në “herezi të madhe” nëse ai do të miratojë kontracepsionin! Eshtë ky sulmi i ashpër që filozofi i famshëm katolik, Josef Seifert, qw i ka drejtuar Papa Françeskut.

Seifert ishte një nga një sërë studiuesish të kontaktuar nga Regjistri Katolik Kombëtar për të shprehur mendimin e tij mbi presione të caktuara të Vatikanit që synojnë të “ri interpretojnë” ose “rishikojnë” Jetën Njerëzore të Pavlit VI, tekst përmes të cilit Papa i bekuar nga Brescia kishte përjashtuar për katolikwt  të gjitha format e kontracepsionit , me përjashtim të metodave natyrale jo-abortore.

Seifert, i cili është president i Akademisë së re për jetën njerëzore dhe familjen Gjon Pali II (Papa te cilin e  kishte mik personal),lindur në kundërshtim me ate te Vatikanit pas emërimit të Imzot Paglia, beson se është “e ligjshme dhe e mirë” te shpjegohet më mirë se çfarë do të thotë Humanae Vitae me “hapjen xheneroze ndaj jetës së re”.

Për filozofin, një “sjellje normale  prindërore” duhet të jete ajo qe t’i “lwrw komplet Perëndisë qw të vendosë se sa fëmijë do të na japë”. Ndërsa afron 50 vjetori i Humanae Vitae (më 25 korrik), Seifert beson se “nëse Papa do ti duhej te pranonte këto ndryshime, do të pranonte një gabim etik total dhe një herezi të madhe,” i tha ai Vatikanistit,  Edward Pentin.

“Çdo katolik duhet të lutet derisa Papa të refuzojë këtë ‘paradigmë të re’ e cila nuk është tjetër veçse një gabim etik i vjetër dhe vete shkatërrimi i mësimit moral të Kishës”.

Një shembull i zhvillimit të pranueshëm apo shpjegim i doktrinës, ka shpjeguar Seifert, është se “tw ndash kuptimtin riprodhues dhe unitiv të aktit bashkëshortor nuk është e vetmja arsye pse kontracepsioni është i gabuar, arsye të tjera që tregojnë imoralitetin e saj duhet të zhvillohen. “.

Për Seifert askush nuk mund ta “ndryshojë mësimin e Humanae Vitae, dhe madje aq më pak të ndryshojë të vërteten e përjetshme që shpall, mund të mendohet për një përfundim te argumenteve të tij, veçanërisht për të vërtetën e paprekshme që kontracepsioni është në thelb i gabuar”.

Ne fillim te këtij viti, padre Maurizio Chiodi, një anëtar i ri i Akademisë Papnore për Jetën Vatikanase dhe profesor i teologjisë morale pranë fakultetit  teologjik të Milanos, kishte kundërshtuar mësimin e Kishës mbi kontracepsionin duke e konsideruar “në thelb te egër” dhe kishte mbështetur “në disa raste” përdorimin e kontraceptivëve, duke thënë se do të ishte një akt “përgjegjësie”, duke shpjeguar se ai e kishte marre argumentin e tij nga Amoris Laetitia.

Për Seifert, teoria e Chiodi-t është “krejtësisht e papranueshme dhe një thyerje radikale me mësimin e Kishës”.

Veritas.com.al/