Kryeministri Rama çon për dekretim Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm. Kjo lëvizje ka ardhur pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.  Bledi Çuçi mbante detyrën e ministrit të Bujqësisë, ndërsa tashmë do të zëvendësohet nga Milva Ikonomin si ministre bujqësie.

Bledi Çuçi do të pasojë Sandër Lleshaj në Ministrinë e Brendshme. Kryeministri Rama lajmëroi vetëm pak minuta më parë se do ti kërkonte Presidentit Meta që të dekretojë ministrin e ri të brendshëm.

Bledi Çuçi është deputet i qarkut të Gjirokastrës dhe deri më sot ka mbajtur postin e Ministririt të Bujqëisë. Në vendin e tij do të shkojë Milva Ikonomi, për të cilën kryeministri kërkon rikthimin në kabinetin e tij. Më herët Konomi ka qenë edhe ministre e Ekonomisë.

Lëvizjet e fundit në qeveri vijnë pas largimit me dorëheqje të ish ministrit Sandër Lleshaj. Ai dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë kur një efektiv i policisë së shtetit vrau me armën e shërbimit Klodian Rashën. Vrasja shkaktoi një seri protestash në të cilat u kërkua pikërisht largimi i ministrit Lleshaj.

Rama i ka cilësuar të dy këta politikanë si bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer.

Rama në Twitter: Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.”

Kujtojmë se Lleshaj dha dorëheqjen e parevokueshme si ministër i Brendshëm, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i policise.

VERITAS.COM.AL