Kreshevo (Bosnje dhe Herzegovinë) (AFP) – Për të qenë i denjë për titullin e mjeshtrit, një farkëtar në Kreshevë në Bosnjën qendrore duhej të bënte një detyrë delikate – të mbathë një vezë pa e thyer atë.

Është një traditë e Pashkëve që kërkon një farkëtar për të dekoruar një guackë veze duke gozhduar mbi të një patkua hekuri në miniaturë.

Tani Stjepan Biletic dëshiron të ketë këtë aftësi të lashtë të njohur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore të botës.

“Kjo është dhurata më e bukur që njëri mund t’i ofroje një miku, një fqinji, një të dashure apo gruaje”, tha zejtari 71-vjeçar.

Ndërsa festa e Pashkëve afrohet, njerëzit mblidhen në punishten e tij të vogël në këtë fshat – me popullsi rreth 5,300 njerëz – gati 80 për qind e të cilëve janë Kroatë Katolikë.

Por Biletic punon gjatë gjithë vitit. Vezët e tij te mbathura, të cilat i shet për 3 deri në 7,5 euro (3,3$ deri në 8,4$0) për copë, e ndihmojnë atë të mbijetojë si mësues në pension. Por më shumë se paratë, ai dëshiron të ruajë një traditë që beson se duhet të ruhet.

Filluar në shekullin e 18-të, praktika u hartua për të testuar dhe treguar virtuozitetin e farkëtareve fillestare.

“Veza e mbathur ishte analizuar në atë kohë nga mjeshtrat. Nëse do të ishte e paprekur, nëse guaska nuk do të ishte e dëmtuar, ata do ta shtrinin dorën tek nxënësi për ta përgëzuar atë, “dhe duke e mirëpritur atë në shoqërinë e farkëtarëve, tha Biletic.

“Kjo ishte diploma e tij, ai u bë ‘doktor’ i profesionit të tij ‘,” shtoi ai.

Mbathja e vezëve fillimisht ishte bërë me hekur. Por sot Biletic përdor plumbin, një metal më fleksibël.

Është ky zanati tradicional që Bosnja dëshiron që agjencia kulturore e OKB-së ta përfshije në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore te paprekshme të botës.

Biletic dhe disa entuziastë të tjerë në fshatin e tij janë duke e përgatitur rastin, bazuar në burimet historike, se veza e parë e mbathur në botë ishte bëre në Kreshevë.

Prej shekujsh blerësit ende vizitojnë punishten e Biletic për të blerë vezët e tij të dekoruara, madje edhe në ngjyrat e klubit të tyre të preferuar të futbollit, Kroatët për Hajduk Splitin ose Sarajevasit për Zeljeznicar