Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dukagjin; një efektiv i RENEA-s ka rënë në një greminë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë në malin e Zorgjit, një zonë shumë e thyer.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për efektivin Bledar Beluli, i cili po ngjitej për shëtitje ne mal. Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur nxjerrjen e efektivit, i cili mësohet se ka dëmtuar këmbët.

VERITAS.COM.AL