(FOTO: Pamje nga protesta e rinisë shkodrane ku lexohen parulla “Me ken pro- amerikan, te tana i ban!”

Sot ka nisur protesta e të rinjve shkodranë kundër deklaratave të kryeministrit shqiptar ndaj presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump. Protesta është shumë e veçantë, pasi lidershipi i vendit, me të gjitha mjetet e ka fokusuar rininë dhe vëmendjen e qytetarëve në mbijetesën e përditshme. Por rinia në Shkodër “ka hapur dritaren” e interesave dhe të diturive mbi botën dhe të ardhmen.

Të rinjtë kanë shprehur “irritimin”- siç e kanë quajtur, – kundër deklaratave të Edi Ramës ndaj Donald Trump gjatē fushatës në SHBA.

Kryeministri Rama kishte deklaruar në mediat ndërkombëtare si CNN, BBC, etj., si edhe në mendiat e vendit se “Po të zgjidhet Trump, ky është një kërcënim i madh për Amerikën”. Kishte deklaruar gjithashtu se “po të zgjidhet Trump, Shqipëria do të rishikojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”.

Sipas të rinjve deklaratat e Ramës i kanë bërë dëm marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Më poshtë deklarata e plotë e protestuesve:

“Është një protestë për të shprehur qartazi revoltën dhe distancimin e plotë të të rinjve shkodranë nga deklaratat dhe qëndrimet e papërgjegjshme të kryeministrit shqiptar gjatë dhe pas fushatës elektorale në USA, ndaj atij që sot është zgjedhur president i popullit të madh amerikan, Donald Trump, miqve tanë më të mirë, aleatëve tanë strategjik, shembullit të demokracisë dhe lirisë botërore.

Deklaratat dhe qëndrimet e papërgjegjshme të kryeministrit tonë të marrë me qira, i konsiderojmë si një dëm të jashtëzakonshëm që i është bërë Shqipërisë, shqiptarëve kudo janë dhe çështjes kombëtare në përgjithësi.

Prandaj jemi këtu për të shprehur qartë që rinia shkodrane dhe ajo shqiptare nuk do të pranoje kurrë deklarata dhe qëndrime ofenduese, denigruese ndaj përfaqësuesve të popullit amerikan miqve tanë të mëdhenj historik”, thanë të rinjtë në deklaratat e tyre”

Kjo është deklarata e rinisë protestuese në Shkodër.

Veritas.com.al/