Në një analizë të bërë në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Shehu tha se ideja e ndryshimit të kufijve në Kosovë është e lidhur me Beogradin. Sipas tij kjo ide nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi erdhi pas deklaratave të ministrit të Diasporës Pandeli Majko…

Nga: Tritan Shehu, deputet/

“Ky është një proces i cili nuk do kishte fund dhe do shoqërohet me konflikte të rrezikshme për banorët në këtë gadishull.

Kjo iniciativë që përsëri është e lidhur me Beogradin për mua ka në prapaskenë faktorë që përpiqen të sjellin disa ide të rrezikshme për rajonin që duan të zhvlerësojnë të gjithë atë që u bë me pavarësinë e Kosovës, atë punë heroike që u bë për arritjen e Kosovës së lirë. Të japin përshtypjen se duan të çojnë në një Ballkan jo stabël. Unë shoh se kjo ide nuk është e izoluar vetëm në Beograd por duke që ka një koordinim edhe me Tiranën. E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko në emër të kryeministrit në mëmyrë të papërshtatshme, në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë. Ide që çoi në idenë e ndryshimit të kufijve nga presidenti i Kosovës. Gjeti mbështetje nga Beogradi. Kërkohet të futet Ballkani në një vorbull aventuresk që s’dihet ku do të çojë.

Tani që u hodh ideja e ndarjes, për mua në mënyrë të gabuar, mendoj se faktori shqiptar duhet të jetë i qartë. Ide të tilla s’mund të hidhen në mënyrë të njëanshme. Mendoj se faktori shqiptar duhet të jetë i qartë dhe të luajë rol të rëndësishëm në sqarimin e ideve dhe të faktorit ndërkombëtar. Ne si vend ndjekim politikat e mëdha. Ne s’mund të jemi spektatorë në Ballkan por aktorë dhe duhet të bashkohemi shumë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, me BE-në, SHBA-të. Nëse nuk i dalim zot interesave të tona, është e vështirë të na mbështesin të tjerët. Duhet të jemi të qartë se nëse ne lëshojmë këto ide që bien ndesh me interesa të tjera ne vëmë në pozitë të vështirë edhe partnerët tanë të mëdhenj. Ne kemi vetëm planin A dhe nuk kemi plan B përveç integrimit në BE”.

VERITAS.COM.AL/