( Ma che bella Sorpresa)/

Së pari “spastrimet” e konduktoreve shumë populiste. Dhe pastaj, në shtator, transformimi në një kanal të pasur me informacione dhe biseda pa te bërtitura, për të “çmontuar” retorikën e Lega dhe 5 Yjet që shumë suksese kanë korrur gjatë muajve të fundit dhe po vazhdojnë të korrin.

Protagonistë te revolucionit te “Rete4” do të jenë drejtuesit si Barbara Palombelli, Gerardo Greco, Nicola Porro që “ndan” Matrix e tij te Canale5 me një mbrëmje në kanalin e katërt. Do të jetë edhe Piero Chiambretti me “Republika e Grave” të tij. “Tre të reja” për here te pare kaq të përqendruara: si përpjekje produktive dhe gazetareske, ka te beje me një investim që është i pashembullt në Itali “, thotë menaxheri i përgjithshëm i informacionit te Mediaset, Mauro Crippa, në La Stampa.

Mbi cilën linjë, te bën ta kuptosh spoti që transmetohet në këto ditë dhe që flet në mënyrë eksplicite për një Rete4 të re, të vendosur për t’ju drejtuar një “publiku të informuar dhe të vetëdijshëm”.

Risistemimi nuk është një improvizim i kohëve të fundit ose një replike e protagonizmit të javëve të fundit të Salvinit, por ka filluar në pranverë me një ide nga Pier Silvio Berlusconi, e dakordësuar menjëherë dhe e pasuruar nga baba Silvio, nga Fedele Confalonieri dhe nga Mauro Crippa. Brenda është një ide për te rikuperuar publikun nga rrjetet një shekull larg, si RaiTre dhe La7, por brenda është dhe mbi të gjitha një ide politike, ajo e kundërvënies ndaj tv të mire, atij që ka favorizuar (edhe në Mediaset ) rritjen e legisteve dhe pentastellateve.

Veritas.com.al/