(FOTO- Arkiv: Një nga anëtarët e Organizatës kapet në Pogradec)/

Vendimi i “pafajësisë” është dhënë sot nga Gjykata e Apelit e Krimeve të renda, pas 19 vjet që nga dita e nisjes së akuzës. Gjashtë anëtarët e Organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” , Laert e Orik Shyti, Altin Arapi, Dritan Hate, Gent Caka, Nikolin dhe Pasho Novruzaj të dënuar më parë me vite dënimi, tani kanë marrë pafajësinë.

Organizata është shpallur si “Hakmarrje për Drejtësi” në vitin 1996, por në fakt anëtarët mes tyre e kishin krijuar që në vitin 1994. Anëtarë dhe liderë kryesor ishin djemtë e zëvendësministrit të Brendshëm, Hajredin Shyti, i njohur si aktivist special i dhunës gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

“Hakmarrja për Drejtësi”, e strukturuar si organizatë e ushtrimit të dhunës,  që në fillim u perceptua si hakmarrje kundër njerëzve dhe organizatave që sollën pluralizmin politik dhe luajtën rol në përmbysjen e diktaturës komuniste. Organizata u akuzua për synime terroriste kundër liderëve të Partisë Demokratike dhe kundër strukturave të shtetit pluralist. Ndër kauzat e para ishte akuza për vrasjen e komisar Kaloshit- drejtor i burgut ku vuante dënimin Hajredin Shyti (babai) dhe pastaj bomba që u vendos në një nga dyqanet e VEFA-s në Rrugën e  Barikadave, Tiranë, ku u vranë katër persona.

Image result for shperthimi te VEFA rruga e barrikadave

(FOTO: Pas shërthimit të bombës te VEFA)

Gjatë viteve Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” është ngarkuar me akuza të rënda terrori për përfitime të mëdha financiare me dhunë dhe akte të tjerë.

Anëtarët e  organizatës “Hakmarrja për drejtësi”, ishin dënuar më parë me burgime të rënda, nga 25 vite deri në përjetë, por në mungesë.  Që nga vendimi i sotëm i Krimeve të Rënda bën që ata të mund të kthehen kur të duan në Shqipëri.

/Veritas.com.al/