Ka nisur puna për ndërtimin e hekurudhës, Durrës-Tiranë me degëzim në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
BE ka lansuar investimin qe do të kryejë në rindërtimin e hekurudhës moderne, projekt i cili kushton 35.5 milionë euro. Pavarësisht çdo investimi tjetër, Qeveria Rama pritet të bëjë një ndryshim historik për shqiptarët dhe kjo hekurudhë përfundon brenda mandatit të tretë.
Kjo do të sjellë shumë përfitime, duke kursyer kohë të çmuar për udhëtarët dhe studentët.