Papa Francis tha se At Jacques Hamel, prifti Francez i vrarë me thikë në altar, në muajin Korrik, nga militantët Islamik, është një “martir” . Papa shënoi të Mërkurën se  the At Jacques Hamel është në rrugën e shenjtërimit.

Francis  foli në një meshë speciale për pelegrinët nga Rouen, një zonë e Francës ku militantët Islamik sulmuan kishën në Saint-Étienne-du-Rouvray, duke e detyruar 85 vjeçarin Hamel të binte në gjunjë dhe i prenë fytin me thikë teksa flisnin në gjuhë Arabike.

“Ai e priti martirizimin e tij në altarin e Krishtit”, tha Papa në predikim në shtëpinë e miqve të kishës ku ai jeton në Vatikan.

“Ai dha jetën e tij për ne dhe që të mos mohohet Jezusi”, tha Fransis në gjuhën italiane. “Ai është martir dhe martirët janë të bekuar”.

Bekimi është një prej hapave të parë në procesin kompleks shentërimit në Kishën Katolike Romake.

Zakonisht mrekullia është e nevojshme për kandidatët për shenjtërim që të jenë të bekuar. Por nga kërkesa mund të hiqet dorë në qoftë se personi vdes si martir.