Presidenti Donald Trump thotë se ushtria e Shteteve të bashkuara është ‘e kopsitur dhe e ngarkuar’ me luftën e Koresë së Veriut, duke  lënë retorikën e  lojës me zjarrin.

“Zgjidhjet ushtarake tani janë plotësisht në fushë, të kopsitura dhe në ngarkesë, në se Koreja e Veriut ndërmerr veprime të pamençura. Kemi shpresë se Kim Jong Un do të gjejë një tjetër shteg!”- postoi në Twitter presidenti Trump.

Ai foli mbi akuzat që Koreja e Veriut ka hedhur mbi të sikur ky e ka shtyrë gadishullin Kurean drejt ‘një lufte bërthamore”

Pheniani ka finalizuar planin për hedhjen e raketave në ishullin pranë Shteteve të Bashkuara.

Banorët e ishullit Guam ku ndodhet edhe baza ajrore ushtarake amerikane dhe që është objektiv i sulmit bërthamor të Koresë së Veriut, kanë marr disa njoftime se duhet të përgatiten për kërcënim bërthamor.

Veritas.com.al/