Parlamenti i Kosoves ka rrezuar qeverine Kurti rreth ores 23,00 te nates se sotme

Pas nje seance maratone te punimeve te Parlamentit te Kosoves, me ne fund mocioni i mosbesimit i paraqitur nga LDK (aleate ne qeverisje) eshte votuar me shumice absolute te deputeteve.

82 deputete nga 117 deputete pjesemares kane votuar kunder qeverise Kurti, ndersa vetem 32 kane qene pro, dhe 1 ka abstenuar.

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në natën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës, raporton Gazeta Express.

LDK’ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Pas kesaj nisin procedurat per ringritjen e nje qeverie tjeter ne Kosove,

VERITAS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.