Sot në mëngjes Policia e shtetit ka njoftuar për arrestimin e tre punonjësve të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) në Korçë.

Sipas Policisë ata janë arestuar me akuzën për ‘shpërdorim detyre”.

Dy punonjës të AKU dhe një person tjetër janë kapur në flagrancë  dje në doganën e Pogradecit, duke transportuar ‘rrush industrial’ nga Maqedonia drejt Shqipërisë. Importimi i mallit ‘rrush industrial’ është bërë bazuar mbi raporte fitosanitare false të hartuara me qëllim tjetërsimin e cilësisë së mallit.

E kuptuar thjesht, me gjuhën e përditshme, punonjësit e AKU, bëjnë raporte favorizuese që të importohet ‘rrush industrial’ për të na helmuar në verën dhe rakinë e prodhuesve vendas. Kaq e thjeshtë.

Të arrestuarit janë: Vangjel Teodor, banues në Pogradec; Feridon Ibi, banues në Pogradec;  Dashamir Çaushi, banor i fshatit Qershizë, por punonjës i AKU.

Një ditë para se punonjësit e AKU të kapeshin në flagrancë duke shkelur mbi detyrën e tyre dhe ligjin, kryeministri Rama kishte paralajmëruar ‘stuhi’ në AKU.

Veritas.com.al/