Nga: Gjergj Oroshi*

Kur po jepte dorëheqje nga Kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha hyra ne shpi dhe gjeta fëmijët duke qare.

U shqetësova çfarë ka ndodhur. Me lot ne sy dhe me trishtim vajza me zor nxori fjalët : ” po presin njerëzit te dali doktori (Sali Berisha) te japë dorëheqje “.

Unë me një habi dhe për te qetësuar femijet ju them :” s’ka gjë babi “. Megjithëse u ndje i trishtuar ne shpirt.

Erdhi momenti dhe filloi fushata për Kryetar te PD dhe kandidatë dolën Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, qe sot nuk jeton me. Unë prej 10 vjetësh isha Kryetar e Degës së Partisë Demokratike dhe kisha njohje me te dy. Për hir te vërtetës me shume me te ndjerin Sokolin se kishte me shume vite ne PD ashtu si dhe unë prej 1991-shit.

Kane kaluar kaq vjet dhe sot po deklaroj se unë u prononcova hapur pro Lulzim Bashes, bile dhe duke i deklaruar Sokol Olldashit. I thashë unë do të votoj Lulzim Bashen se shikoj frymën brenda strukturës.

Bile bëra dhe fushate megjithëse nuk me lejohej.

Gjate ditëve te fushatës patëm dhe përplasje me shume anëtarë te PD-qe ishin shume agresiv pro Olldashit.

Por ajo qe me ka habit dhe kam peng ne shpirt qëndrimin e Lulzim Bashes pasi u zgjodh Kryetar PD.

Menjëherë filloi punën duke godit e larguar te gjithë ata qe e mbështetën.

Mbështeti dhe gradoj ne rrethe te gjithë ata qe ishin kundra tij.

Kjo është çudia e tij qe unë sot e kësaj dite nuk kam marre përgjigje.

Ne 2014 u zhvillua procesi i regjistrimit te anëtarësisë dhe plotësimi i një formulari anëtarësimi.

Unë isha Kryetar i Degës dhe si gjithmonë dega e PD Kurbin e realizoj me shume korrektese.

Por për çudi kur erdhën kartat e anëtarësisë dhe listat e printuara nga sektori i organizimit, emri im nuk ekzistonte dhe as kartën nuk ma sollën. Pra unë, ish Kryetar i Degës PD Kurbin prej 10 vjetesh dhe qe i kisha dërguar vete formularët dhe elektronikisht, nuk kisha emrin. Unë qe nga 1991 kisha anëtarësuar me qindra ne PD.

Por për çudi nuk ishin dhe shume emra te demokrateve te vërtetë, ish nismëtarë te PD.

Dalëngadalë filloi te shfaqej ne radhët e PD dhe nga ato qe kishin qene mbështetës te ndjerit Sokol Olldashi dhe disa te rinjve (jo ne moshe, por te rinj te PD qe kishin lëvizur shpesh qëndrimin e tyre pro dhe kundra PD).

Shpërndanë neper anëtarësi sloganin se duhet te largohen “xhaketat e vjetra”.

Ky grup kapi drejtimin e struktura nen bekimin e Lulzim Bashes, megjithëse nuk plotësonin kriteret sipas urdhrave, udhëzimeve dhe statutit te PD.

Te gjithë ata qe ishin kundra Lulzim Bashes u graduan kandidat per Kryetar bashkish.. U Graduan kandidat per deputet ne listat fituese.

E kështu vazhdon kjo strategji duke larguar te gjithë demokratet e vërtetë. Duke larguar te gjithë kontribuesit nder vite qe gjithnjë kishin qene fitues.

Duke larguar te gjithë individët me reputacion e integritet neper lagje, fshatra,.

Sot Partia Demokratike është larg asaj partisë demokratike.

Ne drejtim te strukturave te PD kudo janë ish bij te anëtareve te Partisë Punës te brezit dyte se te paret janë tek Rilindja e PS.

Te përndjekurit politik qe kane qene dhe mbështesin verbërisht PD janë mënjanuar dhe ka filluar nje nënvlerësim dhe përbuzje nga drejtuesit e PD (kjo vjen natyrshëm se nuk janë shpirtërisht bashke).

Une kam besuar e besoj ndoshta verbërisht tek Lulzim Basha, por duke analizuar veprimtarinë e drejtimit PD dhe ngushtimit saj qe nga 2013 e vazhdim. Duke pare lënien e terrenit lire PS-së ne çdo fushe e betejë, ka ardhe momenti për tu ndalur dhe reflektuar.

Por mua me habit fakti: Pse hesht Sali Berisha? Apo nuk ka informacionin e duhur. Por nje gjë është e vërtetë. Në qoftë se e ka dhe hesht, historia do e gjykojë me shume se Lulzim Bashen.

Une kam një thirrje per Lulzim Bashen :

Reflekto sa nuk është vone. Mos le te reflektojë baza dhe demokratet e vërtetë!.

 

*Ish themelues i PD dhe kryetar i PD Kurbin