Nga: L. Skiro/

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Spaho, në mbledhjen e sotme të Konferencës së kryetarëve në Kuvend, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ideja e një kërkese për dorëheqje të kryetarit të Kuvendit, Ruçi ka shumë kohë që që përmendet nëpër kancelaritë politike dhe nëpër bare e kafe. Por përcaktimi ligjo i kërkesës, i paraqitur nga PD sot, ka ‘gropa’ të mëdha argumenti.

Spaho, i ngarkuar me deklarimin në emër të opozitës, tha:

“Në këto kushte kur është shkelur Kushtetuta institucionet janë delegjitimuar, si hap të parë për të rikthyer kuvendin ne normalitet, duke patur parasysh dhe rolin e kryetarit të Kuvendit në seancën e 8 dhjetorit i kërkuam të japë dorëheqjen pasi mënyra si ka vepruar me detyrat që ka kryetari i Kuvendit janë diametralisht të kundërta”, tha Spaho.

Deligjitimi i Kuvendit është një koncept që ende nujk është pranuar as nga vetë Kuvendi, as nga Gjykata Kushtetuese, as nga partnerët ndërkombëtar të Reformës Kushtetuese. Gjithashtu ai mbetet më shumë një definicion politik opozitar se sa një arsye ligjore e bazuar.

PD u paraqit me dy kërkesa të mëdha. Përballë ‘dorëheqjes së Ruçit’ ajo vuri ‘marrëdhëniet e kushtëzuara’ me Kuvendin. I bie që Kuvendi, në heshtje, pa praninë e Opozitës, të tregojë ‘mirësinë’ dhe të thotë: “Po, shokë, përderisa na e kanë kërkuar ata të PD, do të largojmë Ruçin”.

Askush nuk mund të shikojë qartë në këtë tymtajë.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.