-Për të festuar ditëlindjen e Princit Charles, familja mbretërore angleze ka publikuar dy foto që e tregojnë atë me Camillan, djemtë William dhe Harry, nuset Kate dhe Meghan (ne pritje të një fëmije) dhe tre nipërit George, Charlotte dhe Louis-.

Princi Çarls mbush 70 vjeç dhe familja mbretërore e feston me dy foto (shiko) të bera në kopshtin e Shtëpisë Clarence në shtator.

Pas intervistës në të cilën ka filluar të flasë si do të jetë si mbret (“Nuk do të jem një mbret ndërhyrës”), princi i Uellsit eshte fotografuar me gruan e tij Camilla, princat William dhe Harry dhe familjet e tyre respektive: një vështrim në të ardhmen, sikur të ndjehet i kënaqur per te bere gjyshin, duke pritur fronin ama.

Të dy fotot tregojnë Princin Charles te qeshur me nipin e tij George mbi gjunjë. Në krah patjetër, Camilla, po aq e qeshur, e ulur në stol dhe afër Charlotta e vogël, tre vjeç. Në këmbë prapa tyre, Uilliam dhe gruaja e tij Kate, e cila po mban të lindurin e fundit, Louis, ndërsa në anën tjetër janë Harry dhe Meghan gruaja e sapomartuar, qe muajin e kaluar njoftoi se pret fëmijën e tyre të parë.

E para e imazheve është më e pozuar, ndërsa e dyta është më e relaksuar, me Camillen qe i tregon mbesës fotografin dhe Meghan që perkulet duke qeshur mbi ato te dyja.

VERITAS.COM.AL/