FUNNY STORY/

Humori dhe helmi thonë se janë afër njëri tjetrit. Këtë po përjeton presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas disa muaj në beteja imagjinare: Herë si njeriu që ka nxjerrë shpatën kundër Perëndimit, herë si mbrojtës i vetëm i Kushtetutës, herë si arkitekt i bombave molotov, herë si presidenti i vetëvrarë Allende, etj. Tani kur po afrohet data që ai mund të shkarkohet nga posti i lartë, e ka humbur fare, i ka bërë bashkë mjaltin dhe helmin. Ironia është gjigande, sa për të qeshur edhe për të qartë.

Sot, presidenti Meta ka ndërhyrë në një pikturë ku shfaqe kalaja e Krujës, duke vendosur veten, presidencën dhe flamurin në majë të kalasë. Ndërsa poshtë saj janë ‘pushtuesit’ osmanë- sipas tij, ku shkruhet ‘Rilindja’. Me sa duket paniku e ka bërë që të shpërndajë mesazhe absurde, sa qesharake edhe për të ardhur keq.

( Më lart ndodhet piktura që ka transmetuar vetë presidenti Meta në mediat sociale)

Pamjet nga fotoja ngjajnë me betejën e rrethimit të Krujës, ku nga një anë qëndron Presidenca, me Kushtetutën dhe flamurin Kuq e Zi, si dhe luftëtarët, që në këtë rast është Rilindja, me shpata, shigjeta dhe helmeta.

Herë ngjan si pamje heroike, herë si një pikturë e ngjarjeve donkishoteske.

Kreu i shtetit u shpreh dje ne një interviste se: “Presidenti i Republikës është ne detyre deri ne 24 korrik 2022, ne kala dhe një kështjelle e pamposhtur ne mbrojtje te Kushtetutës. Le te kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marre fund”, shkruan

Me sa duket meta e ka mendjen te lufta dhe konflikti. Projekti i tij për të bërë thirrje popullit që të ngrihen më këmbë në mbrojtje të postit të Ilir Metës, nuk i dihet sa do të funksionojë.

‘Do t’u bej thirrje te gjithë shqiptareve te dalin ne mbrojtje te Kushtetutës dhe këtë e kam bere te qarte” shkruan ai.

Veritas.com.al/

Meme Presidence

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.