(FOTO: Pamje e sotme në rrugët e Amerikës)/

Amerika po goditet nga stuhi bore. Bora dhe lloha kanë mbuluar Bregun Lindor që të shtunën, duke i veshur rrugët me akull dhe duke shkaktuar qindra përplasje makinash. Mijëra njerëz kanë humbur energjinë dhe parashikuesit njoftojnë për një stuhi bore që nga Virginia deri në Verilindje të vendit.

Policia ka regjistruar qindra përplasje fatale për shkak të stuhive, por disa nga qytetet më të mëdha si Atlanta, Charlotte dhe Raleigh – duket se po i shmangen stuhisë më të egër. Autoritetet iu kanë kërkuar banorëve që të sjellin në mendje eksperiencën nga stuhitë e kaluara që kanë rezultuar në një bllokadë të përgjithshme, ku mijëra njerëz ishin bllokuar gjatë rrugës mes shteteve. Autoritetet paralajmërojnë se i ftohti i hidhur mund t’i mbajë rrugët në një situatë të pasigurt edhe pasi bora dhe lloha të pushojnë.

“Në qoftëse mund t’ju them ndonjë gjë, mund të them vetëm që të qëndroni në shtëpi”, tha guvernatori Roy Cooper. “Mos dilni të ngisni makinën, edhe pse mund ta keni absolutisht të domosdoshme”, tha ai.

Deri tani qytetet North Carolina, Burlington, Greensboro dhe Roxboro kanë 8 inc ose më shumë borë; disa inc ranë në Virginia..

Në North Carolina raportohen më shumë se 250 përplasje makinash, ndërsa në Virginia kishte më shumë se 100. Qindra përplasje janë regjistruar në Tennessee, duke nisur që të Premten. Qindra fluturime janë anulluar që nga aeroporti i Atlanta drejt aeroporteve të tjerë për në Veri.

/Veritas.com.a/