Moska (AFP) – Zemërimi i Koresë së Veriut mbi fletëpalosjet anti-Penian të lëshuara nga Koreja e Jugut është nxitur nga përshkrimet “e ndyra, fyese” të bashkëshortes së udhëheqësit Kim Jong Un, ka thënë i dërguari i lartë i Rusisë në vendin rekluziv.

Javët e fundit Penian ka lëshuar një seri dënimesh sarkastike mbi fletëpalosjet anti-Kore e Veriut mbrojtësit e të cilave me baze në Korenë e Jugut dërgojnë përtej kufirit të militarizuar – zakonisht bashkangjitur në balona ose duke lundruar në shishe.

Fushatat kanë qenë prej kohësh një polemikë midis dy Koreve, por kësaj radhe, Phenian rriti presionin, duke hedhur në erë një zyrë ndërlidhëse dhe duke kërcënuar masa ushtarake.

Një nga hedhjet më të fundit – të kryera më 31 maj – kishte përfshirë imazhe provokuese të Zonjës së Parë të Koresë se  Veriut Ri Sol Ju, duke ndezur “zemërim serioz” në Penian, sipas ambasadorit Rus në Korenë e Veriut Alexander Matsegora.

Rusia është një aleat kryesor për Veriun e izoluar dhe Matsegora është një nga ambasadorët më me kohe të gjatë që shërbejnë në Phenian.

Fletëpalosjet kishin një lloj të veçantë të propagandës së ndyrë, fyese, që synonte bashkëshorten e liderit, “i tha Matsegora agjensisë së lajmeve TASS të hënën.

Ato u fotoshop-uan “në një mënyrë kaq të ulet”, shtoi ai, dhe shërbyen si “pika e fundit” për Veriun

Marrëdhëniet ndër-Koreane kanë qenë në ngrirje të thellë pas kolapsit të një samiti midis Kim dhe Presidentit të SHBA Donald Trump në fillim të vitit të kaluar mbi atë që Veriu i armatosur bërthamor do të ishte i gatshëm të hiqte dorë në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Peniani e ktheu zemërimin e tij kundër Seulit sesa ndaj Uashingtonit, përkundër tre samiteve midis liderit të Veriut dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili ndërmjetësoi takimin e parë Trump-Kim në Singapor.

Vendi i varfër i nënshtrohet sanksioneve të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB mbi programet e tij të ndaluara të armëve.

Diplomati Rus gjithashtu hodhi poshtë spekulimet se motra e vogël e Kim ishte duke u trajnuar si udhëheqësja tjetër e Koresë së Veriut.

Që nga fillimi i qershorit, Kim Yo Jong – një këshilltare kyc e vëllait të saj – ka qenë fytyra e qëndrimit shumë agresiv të Phenian ndaj Koresë se Jugut mbi fletëpalosjet.

Koreja e Veriut hodhi në erë zyrën e ndërlidhjes ditë pasi ajo paralajmëroi që së shpejti do të shihej “plotësisht e shembur”, dhe më vonë ajo e quajti Moon “të pështirë” dhe me sa duket “të çmendur”.

Megjithë “përvojën e saj serioze politike dhe ne politiken e jashtme”, Matsegora tha se Kim Yo Jong ishte “mjaft e re”.

“Nuk ka asnjë arsye për të thënë që ajo po stërvitet” për të marrë timonin, tha Matsegora.

“Askush nuk guxon ta quajë veten numrin dy në vend,” shtoi ai.

“Unë mendoj se nëse e pyesni shoqen Kim Yo Jong nëse ajo ishte numri dy, ajo do të përgjigjet me një” jo “të fortë.”

VERITAS.COM.AL/