(CNN)- Pesë meteorologë Rus që ishin bllokuar në një ishull të vogël nga 10 arinj polarë për dy javë, më në fund janë shpëtuar pasi qentë dhe frika e flakëve; arinjtë janë larguar.

Drama nisi në stacionin e motit  në ishullin Troynoy më 31 gusht, kur një ari polar vrau një ose dy qen të atyshëm, sipas dëshmisë së Vadim Plotnikov, përgjegjës i stacionit.

Plotnikov i tha Tass- agjencia shtetërore ruse e lajmeve: “Një ari femër po flinte nën dritaren e stacionit që të Shtunën në mbrëmje. Ishte shumë e rrezikshme që të dilje siç kemi bërë zakonisht për të frikësuar armiqtë.”

“Na u desh të ndalojmë disa nga observatorët meteorologjik”.

Platnikov tha se 10 arinj të rritur, duke përfshirë katër femra me këlushë, u duken rreth stacionit.

Sergey Donskoy, ministër i shpëtimit Natyror dhe Ambientit në Rusi, instruktuan vëzhguesit e motit në vend që të siguronin jetën e personelit të ishullit Troynoy, sipas Tass.

Pesë njerëz, mes të cilëve dy çifte të martuar, punojnë në ishull.

Ndihmat më në fund arriten të Mërkurën, raporton Agjencia, kur qentë dhe fkalët u përhapën në ishull me anë të helikopterëve dhe i dëbuan arinjtë që andej.

Operacionet meteorrologjike kanë rinisur përsëri, sipas Plotnikov thënë për Tass.