Drilona Hoxha, zëdhënësja e KQZ-së në konferencën e parë për shtyp bëri me dije se deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime është 12%.

Në emër të KQZ, zëdhënësja i bëri apel qytetarëve të marrin pjesë në këtë proces, ajo tha se pjesëmarrja është një shifër që pritet të ndryshojë nga momenti në moment.

DEKLARATA E PLOTE E KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 qendra Votimi në Postribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

Deri tani, ora 11.00, pjesëmarrja në votime është: 12%.

Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota.

VERITAS.COM.AL/