(Foto nga: AFP/File / Genya SAVILOV)/

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko njoftoi të mërkurën përfundimin e një ligji ushtarak në rajonet kufitare të vendit, i cili u fut muajin e kaluar pas konfiskimit të tre prej anijeve të marinës së Kievit në Detin e Azov.

“Sot, në ora 14:00 (1200 GMT) përfundon ligji ushtarak,” tha Poroshenko gjatë një takimi të drejtpërdrejtë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kiev.

Presidenti tha se kishte marrë vendimin “bazuar në analizën e të gjithë komponentëve të gjendjes së sigurisë në vend”.

Masa për të imponuar ligjin ushtarak erdhi pasi Poroshenko paralajmëroi për dislokimin e forcave ruse pranë kufijve të Ukrainës, duke përshkallëzuar krizën më të rrezikshme ndër vite midis fqinjëve ish-sovjetikë.

Anijet patrulluese të kufirit rus gjuajtën, hipën ne bord dhe sekuestruan  tre anijet Ukrainase, së bashku me 24 marinarë, në nëntor në brigjet e Krimesë. Marinarët ende mbahen në paraburgim nga autoritetet ruse.

Qeveritë perëndimore akuzuan Rusinë se po vepronte ilegalisht dhe Presidenti i SHBA Donald Trump anuloi një takim me udhëheqësin rus Vladimir Putin në samitin e G20 në Buenos Aires prej incidentit.

“Mbështetja dhe veprimet konkrete të partnerëve tanë ndërkombëtarë – presioni i tyre ndaj Kremlinit, të kombinuara me një ligj ushtarak – kanë ndalur skenarin më të keq që planifikoi Federata Ruse”, tha Poroshenko.

“Ata nuk e lanë Putin të kalonte vijën e re të kuqe,” shtoi ai.