Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë rrëzuar sot skelën e punimeve në një objekt privat në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Fotot e agjencisë LSA tregojnë situatën e krijuar në zonën afër ish-Bllokut në Tiranë. Mësohet se nuk ka të lënduar nga rrëzimi i skelës.