Presidenti Donald Trump zgjodhi që më mirë të qëndrojë me gruan e tij, Melania, për kohën që ajo po kurohet, se sa të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem dhe festës së Izraelit në kuadër të 70 vjetorit të pavarësisë së shtetit, ceremoni që do të mbahej në Washington, DC, të hënën në mbrëmje.

Ambasadori Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Ron Dermer iu tha qindra personave që morën pjesë në ceremoni në  “Andrew Mellon Auditorium”s e Trump kishte dëshirë të ndodhej në event por zgjodhi që të asistonte First Lady e cila kreu një procedurë mjekësore në të njejtën ditë.

Zëvendës Presidenti, Mike Pence më vonë njoftoi se trajtimi mjekësor i Zonjës së Parë, Melania, kishte “kohë që ishte planifikuar” dhe për këtë arsye zoti Trump i ka kërkuar Pence që të qëndrojë në ceremoni në emër të tij.

Veritas.com.al/